HomePolitikë

SHBA, Senatori amerikan Sanders i mbijeton atakut kardiak

Senatori amerikan, Bernie Sanders, një nga kandidatët kryesorë të demokratëve që garon për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ka dalë nga spitali pas një ataku kardiak, deklaroi dje një zëdhënës i tij.

Lajmi u bë publik dy ditë pasi 78-vjeçari duhej të anulonte takimet për fushatën elektorale, si pasojë e operacionit të implementimit të unazave në zemër.

Mjekët e tij thanë se Sanders ishte diagnostikuar me infarkt të miokardit.

”Pas dy ditësh e gjysmë në spital, ndihem shumë mirë dhe pas një pushimi të shkurtër, pres me padurim të kthehem në punë”, shkroi Sanders në rrjetin social Twitter.//ATSH


TË NGJASHME