HomeLajme

SHBA: Shqipëria dhe Ballkani mund të formojnë bërthamën e …


E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, thekson se siguria energjetike mbetet thelbësore për suksesin e bashkësisë transatlantike, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të fortojmë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për botën perëndimore.

Sigurisht siguria energjetike mbetet thelbësore për suksesin e bashkësisë transatlantike. Që nga hidrocentralet te gazi natyror i lëngshëm, nga nafta deri te energjia diellore, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore, ndërsa korrin përfitimet prej vendndodhjes së tyre gjeostrategjike”, theksoi ajo.

Deklaratat e saj u bënë në Konferencën “Politika e ShBA në Ballkanin Perëndimor”, ku foli edhe për revolucionin 5G, duke deklaruar se ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet;

“Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojte të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME