HomeTeknologji

SHBA teston ármën që udhëton 5 herë më shpejt se zëri

Úshtría amerikane tha se ka testuar me sukses një raketë të re moderne hipersonike që udhëton 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Testi, i cili ndodhi javën e kaluar, ishte testi i parë i suksesshëm i Konceptit të Armëve Hypersonike që nga viti 2013, tha Pentagoni të hënën.

Raketa, e cila është ndërtuar nga Raytheon, u lëshua nga një avion përpara se të ndizte motorët e saj “Northrop Grumman”. Ky motor punon duke kompresuar ajrin që hyn me karburant hidrokarburesh, për të arritur një shpejtësi deri në 1700 metra për sekondë, ose e thënë ndryshe 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit., tha Agjencia e Projekteve të Kërkimeve të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA) në një deklaratë.

Sipas ekspertëve SHBA, Rusia dhe Kina kanë programet më të zgjeruara të raketave hipersonike, me dy vendet e fundit që janë disa hapa më para. Në maj, Rusia testoi tre raketa hipersonike ‘Satan 2’, që mendohet se mund të “fshijnë” nga harta zonat me madhësinë e Anglisë dhe Uellsit.

Dy muaj më vonë, ajo testoi me sukses raketën Zircon me të cilën Presidenti rus Vladimir Putin mburrej “mund të godasë kudo dhe t’i shmanget mburojës mbrojtëse amerikane”.  Kina, anasjelltas, është në mes të një azhurnimi të rëndësishëm të forcave të saj bërthamore, i cili përfshin si raketa bërthamore hipersonike ashtu edhe raketa balistike ndërkontinentale më të avancuara.


TË NGJASHME