HomeSociale

SHBA thirrje të fortë magjistratëve të rinj

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të  magjistratëve të rinj. Ajo  theksoi se SHBA do të mbështesë pa kursim rrugën e Shqipërisë drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë, ndërsa apeloi tek magjistratët e rinj të jenë vigjilentë dhe mos të mbyllin sytë ndaj pabarazive e korrupsionit.

“Amerika mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vetëm disa vite më parë, një grup zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve, ku u përpoqën të japin leksionet e tyre mbi sistemin e drejtësisë në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Afrikën. Ju mund të jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj dhe mund të keni zgjidhjen e duhur, për t’i dhënë progres reformës në drejtësi. Ju jeni kryesorët për këto përpjekje. Mbi të gjitha në kuadër të demokracisë së vendit tuaj. Përpjekjet tuaja do të jenë  me vlerë në sistemin e drejtësisë. Do të merrni vendime ditë pas dite për një sistem drejtësi transparent dhe do të luftoni korrupsionin. Ju do të flisni tek ata që besojnë te drejtësia. Do të shkoni drejt një Shqipërie demokratike dhe do të përfaqësoni profesionin tuaj në mënyrë të sinqertë dhe të drejtë. Duhet t’i mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit. Jeni vigjilentë ndaj tyre. Nëse bëheni bashkë, përpjekjet tuaja do ta transformojnë sistemin e drejtësisë”-tha ajo.


TË NGJASHME