HomeLajmi i Fundit

SHÇBA kallëzohen penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Teatrin

Gjatë ditës së sotme “Aleanca për mbrojtjen e Teatrin” ka publikuar në rrjete sociale sipas tyre një rast të abuzimit me ndihmat që mblidhen për të prekurit nga tërmeti. Pas këtyre publikimeve ka reaguar SHÇBA, ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë kallëzuar penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”,  personat me iniciale M.J. dhe  E.M për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut,”-thuhet në njoftimin nga SHÇBA.