HomeSociale

Shefi i NATO-s vizitë sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Sekretari i Përgjithshëm NATO, Jens Stoltenberg do te zhvilloje sot një vizitë në Tiranë .

Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference të shkurtër për shtyp.

Më pas Sekretari Stoltenberg do te zhvilloje një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se më vonë do të jepen detaje për oraret dhe mbulimin e vizitës.


TË NGJASHME