Botë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Shefi i OKB-së jep alarmin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota po përballet me “kërcënim të pashembullt nga jotoleranca, ekstremizimi i dhunshëm dhe terrorizmi”, të cilat prekin secilin shtet, duke nxitur konflikte dhe duke destabilizuar rajone të tëra.

Shefi i OKB-së ka thënë në një takim ministror në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se, “fronti i ri është terrorizmi kibernetik, përdorimi i rrjeteve sociale dhe faqet e errëta që koordinojnë sulme, shpërndajnë propagandë dhe rekrutojnë përkrahës të ri”.

Ai ka theksuar se përgjigjja ndaj kërcënimit të pashembullt terrorist duhet “të kompletohet me masa të sigurisë dhe përpjekje për parandalim, të cilat identifikojnë problemin në fillim”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë kanë përkrahur deklaratat e Guterresit dhe kanë theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut në operacionet kundërterrorizmit.

Zëvendës-ambasadori amerikan, Jonathan Cohen gjatë këtij takimi të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se ka vërejtur “qasje të rrezikshme në Siri” ndaj civilëve dhe se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara edhe për myslimanët ujgurë në provinvcën Xinjiang të Kinës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se “kërcënimi terrorist” që niset nga Siria dh Iraku, po shpërndahet me shpejtësi në gjjithë Afrikën.

Duke marrë shkas kritikat e perëndimit, ai ka thënë se “standardet e dyfishta nga disa shtete janë duke vështirësuar reagimin, duke përfshirë edhe luftimin e terrorizmit”. REL

Related posts

Gjumi i tepërt i dëmshëm për shëndetin tuaj

Mila

Pranga shqiptarit, mori peng e përdhunoi ish-partneren

Klaudia gotanews

Adelina ‘thumbon’ reperet, detaji që nuk u kap në këngën e re

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!