HomeSociale

Shefi i Zjarrfikseve të Tiranës: Ja zonat më të rrezikuara nga zjarret

Shefi i Zjarrfikseve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj, tha se këtë vit është e njëjta situatë si në vitet e kaluara përsa i përket zjarreve, por ajo është menaxhuar më mirë falë planit të masave.

Përveç 7 stacioneve zjarrfikse të palëvizëshme në orët e pikut 11 me 19 ku dhe rrisku është më i lartë në parkun e Dajtit, në Pezë dhe në zonën e Liqenit të Thatë qëndrojnë grupe të gatshme zjarrfikësish me automjet. Risi këtë vit ka qenë edhe angazhimi i zjarrfiksve vullnetare.

Sipas Goxhajt, shkaktar i zjarreve pothuajse në të gjithë rastet janë pakujdesitë njerëzore.

Për të menaxhuar më mirë situatën me zjarret në kryeqytet, është miratuar shtimi me 50 punonjës të këtij shërbimi si edhe ndërtimi i një stacioni të ri zjarrfikës në Mëzez.

Por përveç zjarreve në pyje në kryeqytet një problem permanent është dhe zjarri në banesa ku 95% vjen nga përdorimi i bobolave të gazit të pa kolauduara.

Shefi i zjarrfikseve bën apel për kujdes në përdorimin e gazit në banesë.


TË NGJASHME