Teknologji

Shefi sigurisë i Facebook largohet nga kompania

Është larguar nga kompania shefi i sigurimit të Facebook, Alex Stamos, për t’u bërë anëtar në Universitetin Stanford.

Në fakt largimi i tij pritej, pasi Facebook më herët kishte paralajmëruar një riorganizim të sektorit të sigurisë.

Stamos, 39 vjeç, ka qenë pjesë e firmës që në vitin 2015 dhe do largohet në fund të këtij muaji nga Facebook. Ai po largohet pikërisht në një moment krize ku aksionet e Facebook kanë rënë pas skandalit të publikimit të të dhënave të përdoruesve.

“Në tre vitet e fundit, jam krenar që kam puuar me disa nga më të mirët në fushën e sigurimit në një nga mjediset më të vështira kërcënuese me të cilat ballafaqohet një kompani teknologjike…”, shkroi ai në një postim në Facebook/oranews.tv

Related posts

Facebook dështon sërish në ruajtje të privatësisë

Gri

Instagram sjell tiparin e audio-mesazheve në Direct

Mila

Huawei, officially the 2nd largest smartphone as it surpasses Apple

sara
Na Kontaktoni!