Lajme Politikë

Shefja e KE-së: Janë bërë përpjekje të mëdha për anëtarësimin në BE

usula

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Kështu deklaroi presidentja e ardhshme e Komisionit Europian Ursula von der Leyen këtë të premte. Ajo iu përgjigj edhe vendimit të Francës, e cila theksoi se para se dy vendeve t’u hapen negociatat, më parë vendet e BE-së duhet të rifromatohen brenda vetë familjes.

Von der Leyen ishte duke folur pas bisedimeve në Berlin me kancelaren Angela Merkel, e cila tha se ishte “një çështje e” interesit jashtëzakonisht të rëndësishëm strategjik europian “që të dy vendet të vazhdojnë të kenë një perspektivë të anëtarësimit”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme për të arritur këtë. Për sa kohë që nuk është e mundur, unë do të bëj gjithçka për të zhvilluar projekte të përbashkëta që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor ngushtë me ne”-tha ajo, raporton “Reuters”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej. Vendimi shkatërroi në mënyrë efektive shpresat e të dy vendeve për të bërë përparim të shpejtë në pranimin brenda familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Related posts

Shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekaj, ja arsyeja

Klaudia gotanews

Demi Rose nuk ka ndërmend të ndalet

Gri

Arrestohen 8 persona në Fushë-Krujë, ja pse

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!