HomePolitikë

Shehu: Lidhja e “Shengenit” po …

ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar sot përmes një postimi në facebook, lidhur me deklarata e zyrtarit rus pranë BE-së. “Lidhja e “Shengenit” Rama-Vuçiç me Eurazian po kristalizohet fluturimthi” shkruan Shehu.

Postimi i plotë:

“Ngjarjet po evoluojne realisht me shpejt nga sa e kisha menduar; perfaqesuesi i Rusise prane BE i ben ftese Shqiperise e Maqedonise se Veriut per tu bere pjese e Unionit Eurazian te kontrolluar nga Moska.

Ne vigjiljen e “JO”-se se BE ndaj nesh, me inisiativen e Vucic e bashkeautor Ramen,  se bashku me Zaev firmosen aktin e krjimit te “Shengenit” ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”, kete here kjo me e vogel se origjinalja, por perseri me Kosoven nen “hije”.

Me date 25 tetor Serbia firmosi Traktatin me Unionin Eurazian te kontrolluar krejtesisht nga Rusia, duke tentuar ta ktheje keshtu  ate “Shengen” ne nje zgjatim rus ne Ballkanin Perendimor.

Pa kaluar as 5 dite perfaqesuesi i Rusise zbulon “kartat” duke i bere thirje Shqiperise e Maqedonise se Veriut qe te ndjekin edhe formalisht shembullin e Serbise drejt Unionit Euroazian.

Koicidence nuk mund te jete qe i gjithe ky mekanizem i ndertuar per te larguar Shqiperine e Rajonin nga Perendimi e famijla europiane, vihet ne levizje keshtu ne pak dite e mire i dirigjuar.

“Rezolutat” foshnjarake te “Parlamentit” per t’ju kundervene rrezikut elektoral rus e as retorikat shterpe nuk mund te maskojne keto veprime e hapa konkrete te Rames e Co, qe mund te na cojne ne  katastrofa historike.


TË NGJASHME