HomePolitikë

Shehu: Shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit të shpëtohen me transport specifik

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu me një postim në Facebook ka bërë edhe një herë thirrje që qytetarët shqiptarë që kanë ngelur jashtë vendit të transportohen në Shqipëri.

“Kthimi dhe mbeshtetja e gjitheaneshme e atyre mijra shqiptareve, qe kane mbetur jashte vendit nga mbyllja e kufijeve ne keto momente shume te veshtira edhe per ata e familjet e tyre, eshte nje detyre kushtetuese e shtetit tone, me te cilen nuk mund te spekulloje kerkush.”

Sipas tij duhet një transport specifik që këta shqiptarë të sillen në Shqipëri dhe më pas të karantinohen por sipas tij shteti shqiptar po fle në këtë drejtim.

“Ketu behet fjale per transport specifik te domosdoshem, do ta quaja shpetimi, vetem per ata qe do te atdhesohen ku do te ekzaminohen e vendosen ne karantina e jo per udhetime te zakoneshme.Besoj se ketu ka nje diference te madhe, qe pothuajse te gjitha shtetet po e organizojne per qytetaret e tyre….ne akoma fleme” shkruan ndër të tjera Shehu.

Postimi i plotë

Nje shpjegim per disa qe nuk e kuptuan e per disa qe po spekullojne!
Kthimi dhe mbeshtetja e gjitheaneshme e atyre mijra shqiptareve, qe kane mbetur jashte vendit nga mbyllja e kufijeve ne keto momente shume te veshtira edhe per ata e familjet e tyre, eshte nje detyre kushtetuese e shtetit tone, me te cilen nuk mund te spekulloje kerkush.

Edhe te paditurit, edhe ata qe nuk i kane lexuat me vemendje pronocimet duhet tashme ta kuptojne se kjo nuk ka lidhje me domosdoshmerine epidemiologjike te ndalimit te fluturimeve normale a trageteve me pasagjere drejt Shqiperise.
Ketu behet fjale per transport specifik te domosdoshem, do ta quaja shpetimi, vetem per ata qe do te atdhesohen ku do te ekzaminohen e vendosen ne karantina e jo per udhetime te zakoneshme.

Besoj se ketu ka nje diference te madhe, qe pothuajse te gjitha shtetet po e organizojne per qytetaret e tyre….ne akoma fleme.
Une nuk e di nese ata qe i jane kundervene kesaj domosdoshmerie po e bejne kete nga konfuzioni, pa dija apo nga cinizmi i lidhur me ”rritjen e rrezikut” te kontaminimit ne vend, nqs eshte kjo e fundit eshte kriminale.



TË NGJASHME