HomeLajme

Shembet banesa pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, banorët shtrihen në rrugë

Një situatë e tensionuar po ndodh pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi“, ku dy familje po kundërsdhtojnë largimin e tyre nga banesa në të cilën jetojnë. Banorët të cilët janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste mësohet se janë në konflikt me një firmë ndërtimi.

Në këto dy banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara. Ndërkohë në një nga banesat ka rënë edhe një zjarr, arsyet e të cilit ende nuk dihet.

Në vendngjarje ndodhet dhe ambulanca, e cila ka marrë një grua pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, e ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.


TË NGJASHME