HomeLajmi i Fundit

Shembet masivi shkëmbor, vdes minatori në Bulqizë

Një aksident i rëndë u shënua paraditen  e kësaj të premteje në një nga galeritë e minierës së Bulqizës në zonën “D”. Një minator 62 vjeçar ka humbur  jetën si pasojë e goditjes nga një masiv shkëmbor në thellësi te galerisë.

“Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D,  Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi  M.H,  rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator). Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe  i ka  shkaktuar vdekjen”, sqaron policia.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Gjatë muajve të parë të këtij viti, në galeritë e Bulqizës kanë humbur jetën 5 minatorë, ndërsa janë plagosur disa të tjerë/oranews.tv