HomeLajmi i Fundit

Shembet ndërtesa, 2 të vdekur dhe mbi 30 të bllokuar nën rrënoja

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese 4 katëshe në Mumbai.

Ndërsa raportohet se mbi 30 të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Shkaku i shembjes së ndërtesës në zonën e Dongri nuk është ende i qartë.

Mediat vendase raportojnë se ndërtesa ishte 100 vjeçare.

Përmbytjet nga shirat masin mund të kenë qenë një faktor për shembjen e saj.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të bllokuarit nën rrënoja.

Mediat lokale kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa raportohet se të paktën 5 persona, përfshirë edhe një fëmijë, janë shpëtuar.