HomeLajme

Shembet ura, 7 nxënës të vdekur

Rreth 30 persona kanë rënë në lumë pasi ura në të cilën ata ndodheshin është shembur. Ngjarja ka ndodhur në ishullin indonezian Sumatra.

Raportohet se 7 nxënës humbën jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Niveli i ujit në lumin poshtë urës ishte më i lartë se zakonisht dhe me rryma të forta.

Një ekip kërkimi dhe shpëtimi pastroi një rreze prej 20 kilometrash për të gjetur viktimat e zhdukur, të gjithë adoleshentët.


TË NGJASHME