HomePolitikë

Shembja e Teatrit, Presidenti mbërrin në Kushtetuese: Do kërkoj shpalljen antikushtetues të ligjit

Ndërkohë që artistë e qytetarë, të mbështetur kreu i PD dhe ish-deputetë të opozitës hynë brenda sallës së Teatrit Kombëtar, e teksa jashtë policia e mban godinën e rrethuar, vjen lëvizja e radhës e Presidentit Ilir Meta.

Ashtu si kishte njoftuar, kreu i shtetit ka mbërritur në Kushtetuese, për të bërë dorëzimin e kërkesës për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombetar.

Siç duket edhe nga fotot e shkrepura nga LSA-ja, Meta i shoqëruar nga këshilltarët e vet, se bashku me një dosje me dokumente, i është drejtuar në këmbe Gjykates Kushtetuese.

meta
meta1
meta2
meta5
meta6
meta

Zyra për shtyp e presidentit bën me dije se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Më herët, teksa ndodhnin përplasjet mes artisteve që janë në mbrojtje të TK dhe policisë, Meta reagoi me një apel të fortë, si më poshtë:

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!.”


TË NGJASHME