HomeLajmi i Fundit

Shembja e Teatrit, Prokuroria merr në pyetje 3 inxhinierët

Prokuroria njoftoi se ka thirrur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Kanëqenë aktivistët e Aleancës për Teatrin ata që kanë denoncuar tre inxhinierët, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola për “shpërdorim detyre”.

“Nga ana subjektive vepra është kryer me dashje, pasi të tre këta shtetas kanë qenë të vetëdijshëm që ekspertimi i tyre është bërë fiktiv, i pabazuar në verifikime konkrete të gjendjes së Teatrit Kombëtar dhe me vetëdije ata shprehen në ekspertim se “Kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatëshme për kryerjen e aktiviteteve, ato janë jashtë normave të projektimit dhe shfrytëzimit të një objekti të kësaj kategorie”dukei nisur këshilltarëve të Bashkisë Tiranë një ekspertizë të pavërtetë dhe të pabazuar në verifikimet në terren. Ekspertët kanëmarrë atribute që nuk i takojnë me ligj duke cuar Këshillin Bashkiak në një vendimarrje të gabuar”, thuhet në kallëzim penal të depozituar nga Aleanca në prokurorinë e Tiranës.

K.S/GotaNews