HomeSociale

Shembja te Fakulteti i Gjeologji-Minierave, shikoni ku hipën ministrja për të parë dëmet

Gjatë ditëve të tërmetit kemi parë plot fotografi mallëngjyese ministrash e deputetësh duke përqafuar banorë të prekur nga tërmeti, fëmijë e të moshuar; duke shpërndarë ndihma e duke numëruar çarje tavanesh.

Por rrallë herë ka ndodhur që një ministre të hyjë në çatinë e një ndërtese, për të parë vetë dëmtimet dhe rezistencën e konstrukteve. Bëhet fjalë për ministren-arkitekte Elva Margariti, që prej muajit janar drejton Ministrinë e Kulturës.

Gjatë këtyre ditëve e kemi parë ministren kudo në terren, duke evidentuar dëmet në monumentet e kulturës në Tiranë e Durrës.

Së bashku me zv. Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ajo ka vizituar Fakultetin e Gjeologj-Minierave, një nga ndërtesat-monument më të dëmtuara në Tiranë.

Shirat e fundit i nxorën edhe më në pah dëmet në çatinë e godinë së ndërtuar nga italianët. Ministrja, ka lënë për pak punët e bukura të kulturës dhe është ngjitur pikërisht në çatinë e rrënuar të Gjeologjikut, duke vënë në rrezik edhe jetën në ato struktura, që vetëm duke i parë nga fotografitë e hedhura në faqen e saj në Facebook, të fusin frikën.

Margariti-catia-Gjeologji-Miniera
Margariti-catia-Gjeologji-Miniera111
Margariti-catia-Gjeologji-Miniera11

TË NGJASHME