HomeShowbiz

Shën Valentini i të famshmëve shqiptarë, ja si e uruan njeriun e zemrës

Shumë personazhe të njohur shqiptarë i ka gjetur Shën Valentini plot emocione dhe dashuri!

Dita e të Dashuruarve është një arsye më shumë për t’i shprehur ndjenjat njeriut të zemrës dhe kjo vlen edhe për të famshmit shqiptarë.

Ne kemi përzgjedhur disa nga urimet e tyre për Shën Valentin, qofte me foto ose me fjalë zemrë që i dedikohen gjysmës së tyre më të mirë.

Nga Ajola Xoxa të Ilir Meta këto janë urimet e personazheve të njohur për Shën Valentin!

Një foto vlen më shumë se mijëra fjalë! Dhe kjo vlen edhe për Ajola Xoxën!

Bashkëshrotja e kryebashkiakut të Tiranës e ka nisur ditën me një foto super romantike.

Ka mjaftuar ky imazh i saji me Erion Veliajn, ku shfaqen për dore për të treguar ndjesitë e kësaj dite!

Ilir Meta ka publikuar një foto mjaft të ëmbël në ditën e të dashuruarve me bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Ai bën urimin për më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve këtë Shën Valentin:

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, shkruan presidenti.

View this post on Instagram

Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve !

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on

Adelina Tahiri ka publikuar një foto të buqetës që ka marrë këtë ditë nga bashkëshorti i saj! Këngëtarja e njohur shqiptare e shoqëron postimin me një urim: Gëzuar Shën Valentinin!

Amarda Toska ka publikuar disa foto mjaft të ëmbla me bashkëshortin e saj Ermal Mamaqi. Dyshja shfaqet e ulur pranë një bari, në mesin e të gjithëve, por aspak të ndrojtur për t’i dhuruar njëri-tjetrit një puthje romantike!

“Shpirtra të lumtur brenda dhe jashtë!”, shkruan Ami në postimin e saj në Instagram.

Ky Shën Valentin i ka gjetur në Zvicër Amin dhe Ermalin, në promovimin e filmit më të ri të aktorit, “I Love Tropoja”.

“Dashuria e bën botën të rrotullohet”, shkruan Rudina Magjistari e cila zgjedh të publikojë një video të sajën në Instagram, për t’i uruar të gjithë miqtë e saj dhe fansat në Instagram.


TË NGJASHME