HomeSociale

Shëndetësia falas! Sa është përmbushur ky premtim përgjatë 10 viteve të fundit

Shëndetësia falas dhe kostoja e premtimeve me vlerat buxhetore të alokuara në 4 vite 

Premtimi i Sistemit Universal të Shëndetit të Kandidatit për Kryeministër Edi Rama ishte një risi për PS, ndërsa Kryetari i LSI, Ilir Meta e kishte artikuluar si premtim edhe më përpara pavarësisht nga emërtimi i shërbimit. 

Edi Rama premtoi një sistem kombëtar të kujdesit shëndetësor në ofertën e tij elektorale në zgjedhjet e vitit 2013 dhe gjatë qeverisjes së tij në 2013-2017, ai u përpoq ta zbatonte sistemin. Në procesin e zbatimit, ai u përball me një rezistencë të vetë sistemit egzistues, por edhe hezitimeve për mënyrën e financimit të refotrmës, e cila është pjesa më e rëndësishme e saj.  

Por a i kushtoi politikisht Socialistëve kjo reformë në zgjedhjet e vitit 2017?  

Duke e analizuar këtë pyetje nga të dhënat e tabelave të buxhetit për periudhën 2012 deri në 2017 shikohet se, në serinë e alokimeve të buxhetit për sektorin e shëndetësisë nuk ka patur në asnjerin nga vitet pas deklarimit të reformës alokime fondesh, që të mund të bëjnë ndryshimin e madh të një reforme që duhet të përfshijë gjithë popullsinë. 

Me këto ritme të alokimit të fondeve kjo reformë nuk mundet të arrijë të krijojë një qëndrueshmëri që të vlejë për politikat shëndetësore të ardhme, për sa kohë burimet e financimit nuk shkojnë më shumë se 28% në krahasim me fillimin e reformës brenda një mandati qeverisës. 

Edhe pse shëndetësia në premtimet e dy forcave politike të koalicionit (PS dhe LSI) rezulton se mund të konsumonte një buxhet shtesë i propozuar nga PS dhe LSI, respektivisht me 10 deri 29 miliardë lekë më shumë.  

Në fakt buxheti i zbatuar përkon me një rritje në 4 vite për jo më shumë se 8.3 miliardë lekë. Në fakt, ky fakt nuk ishte një arsye më shumë për të ndikuar në vendimin e votuesve për të kërkuar llogari për mospërmbushje të premtimit të dhënë në ato nivele që u premtua. Një arsye madhore është mungesa e informacionit të detajuar dhe të qartë, si dhe analiza e kuptueshme bazuar në vlerat financiare dhe shërbimet e dhëna.  

Gjithsesi, mungesa e studimeve analitike, por edhe mangësia në fokus për çështje që kanë nevojë të argumentohen nga këndvështrimi ekonomik dhe financiar mbeten ende sfida në luftën politike të partive kryesore.  


TË NGJASHME