HomeSociale

Shëngjin/ Rënia e gurëve rrezikon kalimtarët

Pavarësisht masave dhe investimit të kryer, në rrugën e Shëngjinit kanë rënë sërish gurë nga mali në rrugë. Reshjet që kanë përfshirë vendin por edhe mungesa e pemëve shihen si arsyet kryesore të rënies së gurëve.

Administratori i Njësisë së Shëngjinit, Gjokë Caci tha se pjesa që është bërë nuk garanton mbrojtje për kalimtarët. Sipas tij, ky është një problem i madh shumë dhe se pas dy muajsh fillon edhe sezoni turistik.

Drejtuesit e mjeteve,  të çilet i drejtohen Shëngjinit në këtë pjesë janë mjaft të rrezikuar, ndaj shprehen se masat e marra për vendosjen e rrjetës kanë qenë sipërfaqësore

“Nuk i bimë kurrë këtej se kemi frikë se mos bien gurë. Nuk është e mbrojtur krejtësisht. Vetëm gjysma e saj është e mbrojtur.”, tha një kalimtar.

“Kjo është rruga kryesore dhe nuk kemi se nga t’i biem. Kjo është rrugë që shkon drejt kënetës”, tha një tjetër banor zone.

Pak muaj më parë, pikërisht në këtë vend nga rënia e gurëve mbi një autobus mbetën të plagosur dy persona./tch


TË NGJASHME