HomePsikologji

Shenjat që tregojnë se nuk duhet të martoheni me mashkullin që jeni në lidhje

Kur personat e gjeneratës së sotme futen në një lidhje, brenga e tyre kryesore nuk është e ardhmja.

Ato nuk e mendojnë partnerin si bashkëshort potencial, por vetëm si një person me të cilin janë për momentin. Kjo mënyrë e të menduarit mund të duket si diçka e gabuar, por faktikisht e ka anën e vet pozitive.

Ana e vet pozitive është se ato janë më të prira ta zgjedhin partnerin e gabuar për tërë jetën.

Sigurisht, asnjë person që martohet nuk mendon se do të shkurorëzohet pas një kohe.

Por, nëse një person është më i brengosur për t’u martuar sesa me faktin se me kë martohet, atëherë është e qartë se çifti do të dështojë.

Martesa është pakt mes dy njerëzve që duhet të zgjatë tërë jetën.

Megjithatë, si duhet ta zgjedhni një partner me të cilin vërtet se do ta kaloni tërë jetën bashkë?

Epo, sigurisht se nuk ka pyetje të shpejtë apo të lehtë. Çdo person është ndryshe dhe kërkon gjëra të ndryshme te bashkëshorti potencial.

Sidoqoftë, ka disa shenja që tregojnë qartë se me kë nuk duhet të martoheni – e disa prej këtyre shenjave jua sjellim më poshtë!Nuk dëshironi një lidhje, por thjesht nuk dëshironi të jeni e vetmuar

Një studim psikologjik ka përcaktuar se ekzistojnë dy lloje të njerëzve kur bëhet fjalë për lidhjet romantike.

Ekzistojnë ata të cilët janë të lumtur dhe më të përmbushur në lidhje. Pastaj janë ata që e arrijnë të njëjtin nivel të kënaqësisë duke qenë në vetmi.

Personat e grupit të dytë në përgjithësi janë ata të cilët nuk kanë martesa të dështuara. Janë njerëzit që nuk e dinë si ose nuk duan të jenët ë vetmuar ata që përfundojnë në lidhje të këqija dhe pastaj në martesa të gabuara.

Të afërmit nuk jua aprovojnë partnerin

Fillimisht t’i qartësojmë gjërat: të afërmit tuaj nuk e kanë fjalën përfundimtare se me kë jeni në lidhje apo me kë martoheni. Ju mund ta dashuroni këdo që dëshironi vet!

Sinqerisht, nuk është aspak puna e tyre t’jua përcaktojnë këtë gjë!

Sidoqoftë, duke supozuar se të afërmit tuaj janë mesatarisht të arsyeshëm dhe inteligjentë, atëherë këshilla e tyre duhet të vlejë diçka.

Kur jeni në lidhje, e posaçërisht në fazën fillestare ku gjithçka është duke shkuar mirë, njerëzit kanë tendenca të mos i shohin gjërat qartë.

Njerëzit e dashuruar shpeshherë nuk i shohin gjërat e vogla dhe të metat në karakterin e partnerit. Këtu pastaj miqtë dhe familjarët mund t’ju ndihmojnë. Ata nuk janë të dashuruar me partnerin tuaj, prandaj mund t’ia shohin tij të metat.

Megjithëse nuk duhet t’i pranoni mendimet e tyre si urdhër, ju duhet të paktën t’i konsideroni kritikat që i kanë.Nuk ka besim në lidhje

Një lidhje e mirë ndërtohet vetëm me besim të ndërsjellë.

Besimi nuk është diçka që e largoni apo fitoni me vullnetin tuaj. Është diçka që duhet ta fitoni dhe ta ndërtoni me kohën. Dhe, posa ta keni fituar besimin, ju asnjëherë nuk duhet ta thyeni atë!

Nëse e thyeni besimin, është sikurse ta thyeni një vazo dhe të provoni ta bëni prapë bashkë.

Ajo vazo pastaj mund ta mbajë ujin si dikur, por të çarat do të mbesin gjithmonë dhe asnjëherë nuk do të mund t’ia riktheni vazos gjendjen origjinale sepse tani është e dobët.

Nuk mund të jeni vetvetja me partnerin

Njerëzit sillen ndryshe varësisht se me kë janë.

Në përgjithësi, ju nuk e tregoni plotësisht vetveten me çdo person që e takoni.

Ta njihni plotësisht dikë është diçka që merr kohë, merr besim, etj. Kjo është bukuria e lidhjeve.

Lidhja ideale nuk i përfshin dy persona të cilët e kanë të vështirë të jenë vetvetja pranë njëri-tjetrit.

Asnjëherë nuk duhet të aktroni se jeni dikush tjetër kur jeni me partnerin.

Nëse mendoni se nuk jeni vetvetja pranë partnerit, atëherë nuk është lidhja e duhur.


TË NGJASHME