HomeLajmi i Fundit

Shënjestra e atentatit dje në Vlorë emër i njohur për policinë

Detaje të reja janë zbardhur nga e kaluara e 33-vjeçarit që pasditen e djeshme iu bë atentat në autostradën Vlorë-Fier në vendin e quajtur Ura e Mifolit. Bëhet me dije se Romarjo Aliraj është një person i njohur për policinë, pasi rezulton se ka qenë i dënuar më parë për drogë.

Pas daljes nga burgu ai shpërndante pica, ndërsa dje iu bë atentat, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Ditën e djeshme Aliraj ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri. Makina është goditur me 15 plumba, por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga.