HomeLajmi i Fundit

Shënohet dita e tretë e vaksinimit/ Manastirliu publikon pamjet, ja kush po vaksinohet

Sot shënohet dita e tretë e vaksinimit kundër COVID-19, në Shqipëri. Procesi i injektimit të vaksinave po vijon sërish në ambjentet e stadiumit “AirAlbania”.

Vijohet ende me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët janë vija e parë, që po i bën ballë luftës ndaj koronavirusit.

Mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, shënojnë stafin e parë mjekësor, i cili do të vaksinohet tërësisht, dhe e gjitha kjo bëhet në mënyrë që mjekët të jenë të sigurtë. dhe të mos ketë më asnjë mungesë në staf në të ardhmen, thënë kjo pasi nëse infektohen shërbyesit e infektivit, do të ketë probleme të mëtejshme edhe në shërbimin ndaj pacientëve.

Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre.

STATUSI I PLOTE
Dita III e vaksinimit #antiCOVID. Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me #COVID19 të spitalit Infektiv në Air Albania Stadium. #ShqipëriaBuzëqesh