HomeSociale

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në një konferencë të jashtëzakonshme ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

Ai tha se bëhet fjalë për një paciente që kishte ardhur nga Italia, e cila ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në Klinikën Infektive, por që është në gjendje stabël.

Ministri shtoi gjithashtu se nuk ka nevojë për panik pasi po merren të gjitha masat.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME