HomeLajmi i Fundit

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pacienti i shtruar në spitalin Infektiv 66 vjeçari nga Lushnja , i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion, ka njoftuar Ministria e Shêndetësisë.

Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Viktima e pare e koronavirusit ne vend, ishte nje grua 73-vjecare e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrêsit.