HomePolitikë

Shërbimet online/ Rama paralajmëron drejtuesit e zyrave

Kryeministri Edi Rama vizioi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ku paralajmëroi të gjithë drejtuesit e zyrave përgjegjës të administratës shtetërore se nëse qytetarët nuk marrin dokumentin për të cilin kanë aplikuar brenda afatit ligjor, do të gjobiten.

Rama tha se për këtë qytetarët nuk duhet të presin më se administratës i mungon dokumenti por qytetarit do i konsiderohet i marrë kurse drejtuesi i zyrës përgjegjësi për shërbimin e dokumentit do të gjobitet.

Ai shtoi se sportelistëve do t’i shtohet puna duke mos bërë më rolin e ‘policit të trafikt’ siç bënin më parë.

‘’Problemi kryesor është pjesë e dokumentave të shtetit. Deri dje i thoje qytetarit që duhet të mbledhësh këto dokementa, nga zyra në zyrë, nga institucioni në institucion, nga radha në radhë, tani s’ka më.

E para është krijuar përshtypja e gabuar që do mbyllen sportelet dhe do mbyllen vende pune. Ato do mbyllen por puna do i dyfishohet. Nuk do rrinë aty si policë trafiku që lidh dosjen kalon dosjen shkon prap, dosjen do e mbushim vetë.

Nëse qytetari  aplikon dhe i thua që për 15 ditë do e marrësh, ai do e marrë. Dokumenti do të jepet brenda afateve ligjore. Dhe në rast se ndonjë dokument që duhet të jepet brenda administratës mungon, atëhere qytetari nuk do të presë por atëhere do të gjobitet drejtuesi i zyrës përgjegjëse nga rroga e tij, për shkelje të ligjit. Një herë dy herë, herën e tretë ditë të mbarë. Nuk mund të vonohet dosja e qytetarit se nuk ka administrata një dokument. Asnjë nuk do i mbajë fatin në dorë qytetarit se i mban vonon dosjen apo i mban dokumentin’’- tha Rama.


TË NGJASHME