HomeSociale

Sherr me sende të forta midis të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë, tre të plagosur

Një sherr midis të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë ka lënë të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka marrë plagë me mjet të mbrehtë në gjoks dhe kofshë. Dy të tjerët kanë plagë më të lehta.

Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka ndodhur mesditën e djeshme në burgun Chania, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spitalin e qytetit.

Mësohet se konfrontimi shpërtheu në kohën e ushqimit. Nuk jepen detaje të tjera për kombësinë e të plagosurve.


TË NGJASHME