HomeLajmi i Fundit

Sherr me shishe e sende të forta në Elbasan, vdes 40 vjeçari

Një tjetër vrasje është regjistruar në Elbasan, në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku dyshohet se Florian Lamçja është qëlluar me sende të forta.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital

Kujtojmë se mbrëmë në Elbasan u vra me thikë edhe 23 vjeçari Regis Runaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën p?r zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

K.S/GotaNews