HomeLajmi i Fundit

Sherr me të fejuarin pas mesnate/ Shqiptarja kërkon ndihmën e policisë

Ajo që u zbulua pas një sherri në çift u kushton prangat dy të rinjve shqiptare në Itali. Mediat fqinje raportojnë vajza shqiptare ka telefonuar për ndihmë policinë pasi ishte duke u zënë keq me të fejuarin.

Vajza 29 vjeçare ka telefonuar pas sherrit me të fejuarin e saj 28-vjeçar dhe ka kërkuar ndihmë.

Ka qënë ora 3.45 e mëngjesit, kur pas telefonatës, policia ka mbërritur me urgjencë, por djali kur ka parë karabinierët ka tentuar të dalë me vrap dhe ka reaguar dhunshëm ndaj tyre.

droga

Policia e ka ndaluar dhe me pas ka bërë kontroll në banesë. Në dollapin e dhomës së gjumit u gjet e fshehur 1 kg marijuanë dhe katër peshore.

Djalit i kanë vënë prangat, ndërkohë që edhe vajza nuk shpëtoi paq. Kontrolli zbuloi se ajo kishte qenë e dëbuar me herët nga Italia dhe ishte kthyer në mënyrë të parregullt. Policia bëri shoqërimin e saj në komisariat ku do të përgjigjet para drejtësisë për shkeljen e ligjit.