HomeLajmi i Fundit

Sherr me thika në Londër, arrestohen dy shqiptarë pas ngjarjes

Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi policia britanike i akuzon si autorë të një sulmi me thikë, që ndodhi të dielën, me pasojë një 30-vjeçar të plagosur. 

Sipas mediave vendase në pranga u vunë shqiptarët Arseld Hysaj 22 vjeç dhe Dardan Dollapaj, 20 vjeçar. Ata dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Diten e sotme ata do të paraqiten në gjykatë për masën e sigurisë. Sipas hetimeve, personi që mbeti i plagosur ndodhet në spital gjendje kritike për jetën. Nuk ka ende detaje rreth shkakut të ngjarjes së ndodhur.