Sherr me thika në Vlorë, një i plagosur

Sherr me thika në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Mësohet se në sherrin që degjeneroi më pas në përdorimin e mjeteve prerëse u përfshinë disa të rinj.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04.30 të mëngjesit, në rrugën Transballkanike, në rrethana që ende presin të sqarohen.
Mësohet se një person i lënduar me mjete prerëse është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.