HomeLajmi i Fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë

LAJMI-I-FUNDIT-1

Disa adoleshentë në Tiranë janë përleshur me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit “Ismail Qemali” dhe video është bërë virale në rrjet.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga joq, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit. Një qytetare që ka dërguar videon shkruan se është tronditur nga skena që ka parë, ku një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri mes adoleshentëve dhe nëse policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ! Doja të denoncoja një fenomen që është bërë thuajse i zakonshëm ditët e sotme.