HomeLajme

Sherr mes dy të rinjve, plagoset me thikë 30-vjeçari

thike-vrasje

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për 30-vjeçarin D.L., i cili është plagosur me mjete prerëse në këmbë.

Policia thotë se autor dyshohet të jetë një 20-vjeçar dhe i është vënë pas për ta ndaluar.

Informacion Paraprak
Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje


TË NGJASHME