HomeLajme

Sherr mes të rinjsh, një në pranga

Policia e Durrës vuri në pranga një 19-vjeçar akuzuar për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 19 vjeç, banues në Durrës.

Pas një telefonate në numrin 112 për një konflikt ndërmjet dy grupe të rinjsh në lagjen Nr. 14 Durrës, shërbimet e Policisë janë afruar menjeherë me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës.

Gjatë kontrollit fizik të njërit prej autorëve, shtetasit M.L. i është gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri (përforcues grushti) pa leje.

Sakaq, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën “Adria” duke drejtuar motorrin tip Lifan pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME