HomeLajme

Sherr në Kamzë, plagoset 39-vjeçari

Janë vënë në pranga dy vëllezer ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tretë, pasi këta shtetas kanë goditur me thikë një person në Kamëz, për motive të dobta. Policia bën me dije se është plagosur me mjet prerës shtetasin L. D.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia iu ka gjetur katër armë gjahu tre vëllezërve, ndërsa të plagosurit i është gjetur lëndë narkotike.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e sherrit që ka përfunduar me plagosje, por uniformat blu kanë arrestuar vëllezërit G. M., 39 vjeç, dhe L. M., 36 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër, A. M., 42 vjeç, që të tre banues në Kamzë.

Njoftimi i policisë:

Kamzë

Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konfikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.

Shtetasi i lënduar u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz).

Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


TË NGJASHME