HomeSociale

Sherr në lokal, plagoset me thikë i moshuari

Plagoset një shtetas në plazhin e Velipojës. Bëhet fjalë për Alfons Ndokën, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku 63 vjeçari Alfons Ndoka mësohet të jetë plagosur pas një sherri me thikë, në një lokal.

Sipas policisë, i moshuari është konfliktuar me shtetasin Vatej Lisaj, 43 vjeç i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës.


TË NGJASHME