HomePsikologji

Sherr pas mesnate, shqiptari 24-vjeç qëllohet me armë në Itali

Qëllohet me armë zjarri një i ri shqiptar në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 24 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë shqiptarë.

Shqiptari për fat nuk rreizkon jetën, pasi mësohet se plumbi i hyri dhe i doli në pjesën e këmbës.

Përplasja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit, pas një debati mes tij dhe autorëve.

Vetë i riu ka thënë se nuk i ka fiksuar ata që e qëlluan. Ndërkohë që policia po heton lidhur me ngjarjen dhe ka marrë edhe kamerat e sigurisë.


TË NGJASHME