HomeSociale

Sherr për pronën, 62-vjeçari godet me sëpatë komshiun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku një 62-vjeçarë ka goditur me sëpatë komshiun, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas policisë, 62-vjeçari është konfliktuar me komshiun e tij për shkaqe pronësie dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë sëpatën dhe e ka goditur atë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhte jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale  “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vorë, Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie.

Plagosi me mjet prerës 46-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt pronësie mes dy shtetasve  në fshatin Domje, ku njëri prej tyre kishte përdor mjet prerës sopatë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I.T, gjatë një konflikti për motive pronësie me komshiun e tij shtetasin B.A, në kushte të rënduara psikike e  ka goditur me sopatë.

Shtetasi B.A, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. T., 62 vjeç, banues në Domje, për veprën penale  “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme


TË NGJASHME