HomeShowbiz

Sherri mes Breatrix-it dhe Anxhelinës, Albërie Hadërgjonaj u jep fund spekulimeve

Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërije Hadërgjonaj dhe kushërirës se saj, vajzës së tezes, Beatrix Ramosaj. Ndërsa përflitej se ‘mollë sherri’ ishte make up artisti me famë botërore Ariel Tejada.

Por ditën e djeshme, Albërie Hadërgjonaj u ka dhënë fund spekulimeve lidhur me këtë ngjarje. E ftuar në “E diell” në Top Channel, ajo tha: “Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë.”

Mirëpo, si po shkojnë aktualisht punët mes familjes Hadërgjonaj dhe asaj Ramosaj? A kanë më inate mes tyre apo jo?

“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME