Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Sherri në katin e parë të vilës, djemtë e pronarit i kërkuan shokut të merrte përsipër vrasjen e 26-vjeçarit

Të riun 26-vjeçar, Indrit Çelaj, punëtorin që po merrej me sistemin e kondicionit të vilës në Tiranë, e kanë vrarë me armë pas një sherri dy djemtë e pronarit të ndërtesës tre katëshe. 

Policia në raportimin me te fundit lidhur me detajet nga zbardhjen e ngjarjes se rende qe ndodhi dje ne Tirane ka zbuluar se autoret e krimit jane shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, djemte e pronarit te viles.

“Ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital”-njofton policia.

Sipas hetimeve, u zbulua se “këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes”.

Nderkohe qe ky person, 27 vjeçar, banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Related posts

‘Emrin në muzikë s’e kam blerë’, Genc Prelvukaj ka dy fjalë për kolegët

Xhensila Gotanews

Atentati ndaj dy të rinjve në Vlorë, reagon PD

Xhensila Gotanews

Tiranë/ Ishin shpallur në kërkim, arrestohen tre persona

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!