HomeLajmi i Fundit

Sherri në lokal, policia arreston dy persona

Policia ka arrestuar sot dy persona për ngjarjen e cila mbetet ende mister per rrethanat si ndodhi, ku mbeti i plagosur Vangjel (Vanglel) Alla, 41 vjeç, vellai i kryetarit të Bashkisë në Bulqizë. Ai u dergua në Spitalin Rajonal të Bulqizës në orët e para të së mërkurës, pasi në trup kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri.

Sot policia ben me dije se jane kapur dy shtetas në lidhje me ngjarjen.

“Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit B. Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes. D. S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes”.