HomeSport

Sherri pas ndeshjes, Disiplina jep vendimet për futbollistët e Kukësit e Tiranës

Ditën e sotme, është bërë publik vendimi i Komisionit të Disiplinës në lidhje me sherrin e madh që ndodhi pas përfundimit të sfidës Tirana-Kukësi. Në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, lojtarët e dy ekipeve janë kacafytur me njëri-tjetrin, duke dhënë një shfaqje aspak sportive.

Sapo lojtarët kanë hyrë në tunel, një sherr i nisur në fushë mes Musollit dhe Kales u spostua në ambientet e stadimit me ekipet që u përfshin thuajse totalisht. Madje ndërhynë dhe forcat e rendit, pasi Tefik Osmani kishte goditur një prej uniformave blu, sikundër u tha më pas, padashje. Gjithesi, disiplina ka vendosur vetëm të gjobisë Musollin dhe Torrasës, bazuar në raportin e delegatit Marjus Sulejmani. Ja vendimet e plota:

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj, në bazë të Nenit 65/2 dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. Lojtari i KF “Tirana”, Agustin Torassa, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

3. Lojtari i KF “Kukësi”, Besart Musolli, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

4. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Kledi Isaku, për provokim ndaj publikut, në bazë të Nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i KF “Shkëndija” U-19, Ergi Ajazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Besa” U-19, Gevi Madani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Zyrtari i FC “Flamurtari” U-17, Robert Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit kundërshtar, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


TË NGJASHME