HomeSociale

“Shes kokainë sepse anglezët e duan atë”- I riu shqiptar burgoset në Britani

Një tregtar shqiptar i drogës u burgos nga autoritetet britanike, ndërsa ka deklaruar se merrej me shitjen e lëndës narkotike pasi “anglezët e duna atë”.

BBC shkruan se Rexhino Toska, 21 vjeç, u gjet me drogë me vlerën e 850 paundve, kur oficerët ndaluan Mercedesin që po drejtonte në Swavesey, Cambridgeshire.

Toska, i cili ishte në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, kishte një leje drejtimi italiane me emrin “Maurizio Conti”.

Ai u burgos për 30 muaj pasi pranoi posedimin me qëllim të furnizimit të drogave të klasit A.

Toska kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në dhjetor, u dëgjua në gjykatën e Cambridge Crown Court.

‘Nuk flas italisht’

Prokurori Sara Walker i tha gjykatës se rreth orës 21:45 më 10 korrik ai u ndalua nga policia dhe u tha atyre se fliste italisht.

“Kur oficerët i sollën një përkthyes italian të fliste me të, u bë e qartë se nuk fliste italisht,” tha Znj Walker.

Oficerët gjetën 17 mbështjellës kokainë në veturë, si dhe 450 £ para të gatshme.

Toska u tha oficerëve në paraburgim: “Unë sjell kokainë sepse anglezët e duan kokainën”.

Duke zbutur, Jacqueline Appleton tha se si rezultat i hyrjes së tij të paligjshme në Britani të Madhe i “kishte grumbulluar një borxh të konsiderueshëm prej 8,000 £” dhe si rezultat u pajtua me kërkesën për shitur drogë.
Toska gjithashtu u deklarua fajtor për posedimin e dokumenteve të identitetit të rreme si dhe drejtim makine pa patentë.

Gjykata vendosi që ai të deportohej pasi të ketë vuajtur gjysmën e dënimit.


TË NGJASHME