Aktualitet

Shesin shtëpinë disa herë, zbulohet skema e mashtrimit të ciftit të moshuar

Rapush dhe Vjollca Hoxholli janë arrestuar pasi përmes mashtrimit u kanë shitur disa herë personave të ndryshëm një apartament banimi në Shkodër.

Vetëm 3 ditë pas arrestimit, cifti Hoxholli u la i lirë për shkak të moshës respektivisht 75 dhe 56 vjec.

Kjo nuk është hera e parë që Rrapush Hoxholli arrestohet. Ai është vendosur në pranga për herë të fundit në vitin 2015, po për të njëjtat akuzat.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpermendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe ndalohen dy shtetas për mashtrim

Sot më datë 08.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasve:

Rapush Hoxholli, 75 vjeç, banues në Tiranë .

Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe, banuese në Tiranë

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi/tiranapost.al

Related posts

Ambasadori i OSBE, takim me Voltana Ademin

Klaudia gotanews

Festat e Nëntorit, Qeveria vendos 5 ditë pushim

Mila

Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Mila
Na Kontaktoni!