HomeShowbiz

Shfaqet djali i Charles dhe Camilla, gati për ADN-në

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, nuk gjen dot paqe, pasi nipi i saj Harry dhe e shoqja Meghan Markle vendosën që të largohen nga Buckingham Palace, duke hequr dorë nga çdo përfitim dhe detyrim.

Si të mos mjaftonte ky largim, tashmë shfaqet në skenë djali sekret i princit Charles dhe Camilla, i cili kërkon që ti njihet trashëgimia në linjën e trashëgimtarëve të kurorës dhe paralajmëron se do të ndjekë rrugën ligjore.

Simon Dorante-Day është 53 vjeç, është një inxhinier i cili jeton në Australi por që ka lindur në Londër dhe është dhënë për adoptim qysh kur ishte 18 muajsh.

Burri ka ndërmend që të ndërmarrë çdo hap duke thënë se i është drejtuar Gjykatës së Lartë të Sidnei, për të kërkuar që ti bëhet analiza e ADN, për të provuar se është djali i Charles nga lidhja jashtëmartesore me Camillën dhe nipi i mbretëreshës.

Me nismën e ndërmarrë, ai kërkon që pas Charles, trashëgimtari i dytë i fronit mbretëror të jetë ai dhe jo princi William.

Ai pretendon se edhe princesha e ndjerë Lady Diana, ishte në dijeni të ekzistencës së tij, ndonëse ka ardhur në jetë shumë kohë para martesës së Charles me të.


TË NGJASHME