HomeShowbiz

Shfaqet për herë të parë publikisht mbesa e Enver Hoxhës

Syri i publikut ka qenë gjithmonë kurioz për të parë se si duket mbesa e Enver Hoxhës, madje që prej viteve ’90, kur Valbona Hoxha përflitej si një nga vajzat më të bukura të Tiranës.

Për Valbonën është komentuar shumë bukuria e saj dhe elegance që ajo mbante përmes ushtrimit të palestrës kur askush nuk e dinte se çfarë është një aktivitet i tillë.

E megjithatë ajo ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes mediatike, por tani nuk i ka rezistuar dot hapjes së një profili në rrjetet sociale.

Sot, Valbona është sot nënë e dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, tashmë të rritur dhe jeton në Vjenë, ku ushtron edhe profesionin e saj si mjeke psikoterapiste, profili i saj në Instagram është modest dhe me në qendër shërbimet psikologjike që ofron, foto e fundit që ka publikuar nuk zhgënjen dhe tregon një zonjë plot hire që kujton shumë fizikisht nënën e saj, Liljana Hoxhën.


TË NGJASHME