HomeShowbiz

Shifra marramendëse e dasmës se Lady Gaga!

2018 ishte vit ‘I artë’ për Lady Gaga, falë filmit në të cilin interpretonte rolin kryesor  dhe mbante titullin “A star is born”, ku u nominua edhe per Oscar. 2019 do i jap fund beqaris se kengetares.

Mediat rozë botërore shkruajnë se ajo pritet të martohet me menaxherin e saj, thuajse 50 vjeçar Christian Carino.Lady Gaga duket se po organizon  një ceremoni dyfishe në Itali dhe në Malibu.

Thuhet se do jetë një dasëm e denjë për një faraon: plot 5 milionë euro llogariten shpenzimet.

Dasma mendohet të zhvillohet në qytetin ku dyshja u njoh, në Venecia, dhe ku debutoi si aktore.

Disa detaje?

Ceremonia do jetë shumë e fshehtë, me një rreth të ngushtë miqsh, mes të cilëve Elton John, Bradley Cooper e Donatella Versace, që, mesa duket, do jetë edhe dizenjuesja e fustanit të nuses./balkanweb.com


TË NGJASHME