HomeLajme

Shifra marramendëse! Përdoruesit e Netflix harxhojnë kaq orë në ditë për të ndjekur filma dhe seriale

Sado që jemi të mërzitur nga qëndrimi në shtëpi për shkak të pandemisë që po përjetojmë, interneti na ka ndihmuar që ta largojmë mendjen nga ajo që po ndodh rreth nesh.

Shumë njerëz kanë parë show të reja online, filma të rinj e mbase kanë riparë dhe një herë ato që i kanë pëlqyer. Nuk jeni të vetmit që po kaloni kohën duke u argëtuar në këtë mënyrë. Shumica e popullsisë po bën të njëjtën gjë.

Në muajin mars, një analizë e bërë nga revista ‘Variety’ ka dalë në konkluzionin se fatkeqësitë natyrore apo pandemitë e llojit të COVID-19 rrisin me 61% përdorimin e rrjeteve online ku mund të shihen videot argëtuese ose filmat.
Shifrat e përdoruesve janë rritur gjatë karantinës, kështu që më poshtë po ju tregojmë se sa kanë shkuar ato gjatë përdorimit të Netflix.

-Gjatë një dite rreth 203,840,000 përdorues janë aktiv në platformën Netflix.

-Përdoruesit amerikanë kanë qënë aktiv në Netflix gjatë muajit prill, saktësisht kanë qëndruar në këtë platformë 6,115,200,000 orë.

-Përdoruesit e Netflix po përdorin rreth 9.6 GB në ditë për të ndjekur filmat gjatë karantinës.

Po ju sa orë në dite harxhoni në Netflix….sa po kontribuoni për rritjen e këtyre shifrave?


TË NGJASHME